7.1 C
Prizren
E enjte, 29 Janar, 2026

Nga një muaj paraburgim për 15 “manipuluesit e votave” në Malishevë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka nxjerrë vendim duke aprovuar kërkesat e Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe ka caktuar masën e paraburgimit ndaj 15 personave, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të falsifikimit të rezultateve të votimit.

Krijojmë webfaqe për biznese

Sipas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata ka theksuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve për numërimin e votave, me autorizime të marra nga KQZ, në Qendrën Komunale të Numërimit në Malishevë, e vendosur në palestrën e sporteve “Habib Zogaj”, me veprime të kundërligjshme kanë ndërhyrë në procesin e votimit, duke falsifikuar rezultatet e tij, me ç’rast kanë cenuar integritetin e procesit zgjedhor dhe vullnetin e lirë të votuesve, transmeton Klankosova.tv.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, Sulltan Dobraj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi ekziston rreziku real që, nëse gjenden në liri, të njëjtit mund të ndikojnë në dëshmitarë dhe të pengojnë rrjedhën e procedurës penale, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një vepër penale me peshë të rëndë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Me këtë vendim, të pandehurit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, kohë kjo që do të llogaritet nga dita e arrestimit të tyre e deri me 28 shkurt 2026.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës, brenda afatit ligjor.

 

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Prizreni nën vëzhgim, parkohen automjetet e Policisë, gati për transportimin e ‘komisionerëve manipulues’

Automjetet e Policisë janë vendosur në pika kyçe, teksa po përgatiten masat për mbërritjen e komisionerëve zgjedhorë. Ky mobilizim vjen në kuadër të aksionit policor...

Mbi 68 mijë vota të falsifikuara, Kryeprokurori Kryeziu: E pamundur të bëhej pa ujdi të 4 partive më të mëdha, 109 të ndaluar

Mbi 68 mijë votave të falsifikuara, Kryeprokurori Kryeziu: E pamundur të bëhet pa ujdi të 4 partive më të mëdha, 109 të ndaluar. Kryeprokurori Petrit...

Lajmet e Fundit