7.7 C
Prizren
E diel, 8 Mars, 2026

Nga shtatori nis pilotimi i mësimit tërëditor në 29 shkolla

Nga shtatori i këtij viti, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) është duke synuar të nisë pilotimin e mësimit tërëditor në 29 shkolla në nivelin parauniversitar. Mësimi tërëditor është planifikuar të pilotohet në shkollat të cilat punojnë vetëm me një ndërresë.

Fillimin e këtij procesi MASHT-i e kishte paralajmëruar edhe vitin e kaluar, por që kishte dështuar në mungesë të mjeteve financiare për hapësira të mjaftueshme për mësim, hapësira relaksuese për nxënës, ushqim dhe kuzhina për ngrënie, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këshilltari për media në MASHT, Valmir Gashi, ka konfirmuar se plani i MASHT-it është që mësimi tërëditor të nisë në secilën komunë me nga një shkollë.

Njohës të çështjeve të arsimit dhe kryetari i Këshillit të Prindërve, Ymret Reshiti, konsiderojnë se ky planifikim i MASHT-it do të jetë improvizimi i radhës në arsim që nuk do të prodhojë rezultate.

Më Shumë

Donjeta e ARTË

Donjeta Sadiku ka shkëlqyer në edicionin e 77-të të turneut ndërkombëtar të boksit “Strangja 2026”, që u mbajt në Sofia, duke fituar medaljen e...

President nga populli, Abrashi: Janë krijuar rrethanat që ta shtyjmë përpara këtë proces

Edhe anëtari tjetër nga LVV, Artan  Abrashi ka thënë se ndonëse si rast është i vjetër, ai i ka kaluar të gjitha procedurat e...

Lajmet e Fundit