0.3 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Ngërçi politik s’lejon zgjedhje të reja

Isa mustafa me ramushin ne kuvendNë rrugë qorre është futur ngërçi institucional. Vonesa e zgjedhjes së kryeparlamentarit, sado që të zgjasë, nuk përbën rrethanë kushtetuese për të shpallur zgjedhjet e reja nacionale, ndërsa pa u përmbyllur procesi i konstituimit të Kuvendit nuk do të mund të procedohet me seancë të re plenare për votimin e Qeverisë.

Sipas nenit 82 të Kushtetutës, vetëm në këto katër raste mund të shpërndahet Kuvendi dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme: nëse brenda afatit prej 60 ditësh prej kur presidenti cakton mandatarin, nuk mund të formohet Qeveria; nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat e të gjithë deputetëve; nëse brenda afatit prej 60 ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nuk zgjidhet presidenti; dhe nëse kalon votimi i suksesshëm i mosbesimit të Qeverisë, shkruan Koha Ditore.

Pavarësisht kësaj dispozite, të dyja kampet politike – PDK’ja që ka dalë fituese e zgjedhjeve dhe koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma që ka shumicën në Kuvend – kanë kërcënuar me zgjedhje të reja nëse nuk lëshohet pe për kryeparlamentarin dhe për Qeverinë. Kushtetuesja ia ka njohur të drejtën PDK’së për ta propozuar kryeparlamentarin, por nuk i ka numrat për ta votuar. Ndërkaq, koalicioni paszgjedhor vazhdon të insistojë se PDK’së nuk do t’i lihet pushtet në ekzekutiv dhe as nuk do t’i mundësohet ta drejtojë Kuvendin.

Më Shumë

Spitali i Prizrenit drejt transformimit, Vitia: Investim mbi 11 milionë euro

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit po përjeton një transformim rrënjësor, falë investimeve...

Fisnik Rugova, MVP i javës

ProCredit Superliga po vazhdon të dhurojë sfida shumë interesante, ku nuk ka favoritë dhe dallimi mes skuadrave është shumë i vogël, ku vendi i...

Lajmet e Fundit