22.9 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Nipi detyrohet t’ia jap dajës 45 mijë euro, akuzohet se kishte lidhje dashurie me gruan e tij

Në artikullin e publikuar nga Gazeta Sinjali thuhet se ky rast ka ndodhur në fshatin Carallukë të Malishevës, dhe se çdo gjë filloi të bëhet e ditur prej momentit kur gruaja e përfshirë, kishte shkuar në polici dhe kishte deklaruar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, pasi ai i kishte thënë se ajo e kishte tradhtuar.

Sipas burimeve të Sinjalit, personi me të cilin akuzohej se gruaja e tradhtoi bashkëshortin e saj ishte nipi i familjes së këtij të fundit. Për t’i rregulluar raportet familjare, në emër të nderit, nipi u detyrua të paguajë. Pleqtë e lagjes ia shqiptuan atij një dënim, duke e detyruar të paguajë 45 mijë euro, si dëmshpërblim për kthim të nderit të familjes.

Vjehrri i saj e ka pranuar se pleqtë e lagjes e kanë dënuar nipin e familjes me 45 mijë euro, duke u pajtuar që kjo shumë e parave të paguhet dy herë radhazi, pjesa e parë prej 25 mijë eurosh në ditën e gjykimit me Kanun, kurse 20 mijë euro të tjera të paguhen më 10 gusht, thuhet në artikull.

Në raportin 24 orësh të policisë flitet për një rast detyrimi në Malishevë, por nuk janë dhënë detaje nëse bëhet fjalë për të njëjtin rast.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se ishte  detyruar nga i dyshuari mashkull kosovar që të paguajë një shumë parash lidhur me një mosmarrëveshje. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhte në raport/Gazeta Sinjali

Më Shumë

Kuvendi i Dragashit miraton planin buxhetor afatmesëm

Kuvendi i Komunës së Dragashit ka miratuar dje Kornizën Afatmesme Buxhetore për periudhën 2026–2028, një dokument kyç për planifikimin dhe menaxhimin financiar të komunës...

Zyrtare: Ylli bëhet me trajner të ri

K.B. Golden Eagle Ylli është bërë më trajneri të ri. Trajneri i njohur zyrtarisht është emëruar në krye të bankinës së skuadrës nga Suhareka. Ylli përmes...

Lajmet e Fundit