12.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Nis hartimi i Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal në Malishevë

Dje ka filluar punëtoria tre ditore e Grupit Lokal të Veprimit “Llapusha” në Malishevë, për finalizimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal.

Hartimin e kësaj strategjie e ka përshëndetur edhe kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili e ka vlerësuar hartimin e këtij dokumenti me rëndësi për komunën.

“Është një dokument me rëndësi, pasi është pjesë e angazhimeve tona të përgjithshme për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe ndihmon në hapat e mëtutjeshëm për hartimin e strategjive ekonomike dhe zhvillimore”, ka thënë Kastrati.

Enver Mazreku, nga GLV “Llapusha”, ka prezantuar rëndësinë e hartimit të këtij dokumenti, ndërsa draft-dokumentin e ka prezantuar ekspertja e fushës, Valdete Morina.

Punëtoria do të zgjasë tri ditë, ndërsa pjesëmarrësit në këtë punëtori, nga të gjitha fushat e jetës në Malishevë, do të japin komentet dhe mendimet e tyre, me qëllim të hartimit të një strategjie që ka për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Komunës së Malishevës./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Çmimet maksimale të derivateve për sot: Nafta 1.86 €, Benzina 1.49 €

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar vendimin për çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve në tregun vendor, për ditën...

Ndahet nga jeta muzikanti prizrenas Florim Guhelli në moshën 58-vjeçare

Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare muzikanti prizrenas Florim Nijazi Guhelli, duke lënë pas një kontribut të çmuar në skenën muzikore vendore. I ndjeri...

Lajmet e Fundit