6.2 C
Prizren
E hënë, 20 Tetor, 2025

Nis viti i ri akademik në UP, kujtohen demonstratat e studentëve

Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” më 3 tetor do të nis viti i ri akademik 2022-2023.

Mbi 4 mijë e 100 studentë të rinj i janë bashkuar UP-së këtë vit, në dhjetëra programe studimore, të ofruara në 14 njësi akademike, njofton Klankosova.tv.

UP-ja nëpërmjet një kumtese për media ka bërë të ditur se mbi 45 për qind e studentëve të pranuar në UP në vitin e parë të studimeve themelore kanë notën mesatare 5.0 gjatë shkollës së mesme.

Mes tjerash, UP-ja me nisjen e vitit të ri akademik ka kujtuar edhe protesat studentore që sot shënojnë 25 vjetorin duke i konsideruar si kthesën më të madhe historike për Kosovën.

“Tetori, përveç që shënon fillimin e vitit të ri akademik në vendin tonë, është edhe pjesë e pashlyeshme e historisë, falë ngjarjeve të vitit 1997, kur më 1 tetor të atij viti, UP-ja u shfaq në skenë si aktori kryesor në kthesën më të madhe historike për Kosovën. Sikurse para një çerek shekulli, ashtu edhe sot, UP-ja është orientuese dhe baza kryesore e përgatitjes së intelektualëve të vendit tonë. E thëna e para 25 vjetëve e rektorit Ejup Statovci se “Universiteti është me studentët dhe studentët janë të universitetit” vazhdon të jetë udhëzuese e ideologjisë së UP-së” thuhet në kumtesë.

Aktualisht në UP janë në proces edhe konkursi për pranimin e studentëve në studimet master dhe në ato të doktoratës.

Më Shumë

PDK kërkon ndërhyrjen e KQZ-së në Malishevë: Procesi i numërimit po rrezikohet!

Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj siç thotë shkeljeve të procesit të verifikimit dhe numërimit të fletëvotimeve në Malishevë. Sipas një deklarate të degës...

Përkujtohet veterani i arsimit dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Latif Muçaj

Në shkollën “Pjetër Budi” të fshatit Lubizhdë në Has është mbajtur një akademi përkujtimore kushtuar mësuesit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Latif Muçaj, i...

Lajmet e Fundit