24.9 C
Prizren
E premte, 20 Qershor, 2025

Nis viti i ri akademik në UP, kujtohen demonstratat e studentëve

Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” më 3 tetor do të nis viti i ri akademik 2022-2023.

Mbi 4 mijë e 100 studentë të rinj i janë bashkuar UP-së këtë vit, në dhjetëra programe studimore, të ofruara në 14 njësi akademike, njofton Klankosova.tv.

UP-ja nëpërmjet një kumtese për media ka bërë të ditur se mbi 45 për qind e studentëve të pranuar në UP në vitin e parë të studimeve themelore kanë notën mesatare 5.0 gjatë shkollës së mesme.

Mes tjerash, UP-ja me nisjen e vitit të ri akademik ka kujtuar edhe protesat studentore që sot shënojnë 25 vjetorin duke i konsideruar si kthesën më të madhe historike për Kosovën.

“Tetori, përveç që shënon fillimin e vitit të ri akademik në vendin tonë, është edhe pjesë e pashlyeshme e historisë, falë ngjarjeve të vitit 1997, kur më 1 tetor të atij viti, UP-ja u shfaq në skenë si aktori kryesor në kthesën më të madhe historike për Kosovën. Sikurse para një çerek shekulli, ashtu edhe sot, UP-ja është orientuese dhe baza kryesore e përgatitjes së intelektualëve të vendit tonë. E thëna e para 25 vjetëve e rektorit Ejup Statovci se “Universiteti është me studentët dhe studentët janë të universitetit” vazhdon të jetë udhëzuese e ideologjisë së UP-së” thuhet në kumtesë.

Aktualisht në UP janë në proces edhe konkursi për pranimin e studentëve në studimet master dhe në ato të doktoratës.

Më Shumë

Nxënësit nga Novobërda vizitojnë asetet e trashëgimisë kulturore në Prizren

Nxënësit e SHFMU “Asdreni” nga Komuna e Novobërdës kanë marrë pjesë në vizitën me karakter edukativ të realizuar nga organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe...

Certifikohen 12 policë patrullues me biçikletë në Prizren

Dymbëdhjetë zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren dhe ajo e Gjakovës janë certifikuar sot pas përfundimit me sukses të trajnimit për...

Lajmet e Fundit