5.7 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Nisin hetimet për vdekjen e foshnjës në Duhël të Suharekës

Një foshnje e gjinisë mashkullore ka vdekur dje në fshatin Duël të Suharekës.

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka nisur hetimet për rastin e vdekjes së dyshimtë të foshnjes së porsalindur në Duhël të Suharekës.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Fitore Mehmeti-Sejrani, tha për Klankosova.tv se janë në fazën fillestare të grumbullimit të informacioneve.

Mehmeti tha se trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Lidhur me rastin të cilit i referoheni, ju njoftojmë se jemi në fazën fillestare të grumbullimit të informacioneve.Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë. Për veprimet e mëtutjeshme do të njoftoheni me kohë”.

Më Shumë

Sektori privat proteston, përmend shkeljet që iu bëhen në vendet e punës

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka protestuar në sheshet e Prishtinës duke kërkuar kushte më...

S’ka president të ri, Kosova shkon në zgjedhje

Ka dështuar përfundimisht zgjedhja e presidentit të ri brenda afatit kushtetues. Me dështimin e procesit në Kuvend, aktivizohet pasoja e paraparë me Kushtetutë dhe e...

Lajmet e Fundit