Nisin rrënimet në Prevallë

Prevalla, rrenimetMe kërkesën e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor sot nisin rrënimet pa leje të ndërtuara deri më tash në Prevallë.

MMPH-ja, kohë më parë ka paralajmëruar të gjithë ndërtuesit atje, që të nisin e t’i rrënojnë këto objekte pa leje. Në të kundërtën ka sqaruar se rrënimin do ta bëjnë edhe vet.

Sipas një komunikate për media, MMPH ka urdhëruar pronarët, që t’i largojnë objektet ilegale në zonën e kampingut veror në Prevallë.

Vendimi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor urdhëron që në afat prej 15 ditësh të bëhet largimi i të gjitha objekteve montazhë, të rrënohen të gjitha ndërtimet përcjellëse në kamp, të bëhet pastrimi i zonës së kampingut nga mbeturinat ndërtimore dhe të rehabilitohet sipërfaqja e degraduar natyrore konform peizazhit ekzistues në ngastrat 182, 2371, 2354, 2355, etj. të Zonës Kadastrale Gornjasellë.

Në rast se nuk i largon objektet brenda afatit të caktuar, MMPH do t’i rrënoj të gjitha objektet dhe shpenzimet do t’i bartin pronarët e objekteve. Pas vendimit për ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve në zonën e Prevallës, ministri i MMPH-së Dardan Gashi ka formuar dhe një task forcë e cila po merret veçmas me këtë çështje.

Më Shumë

Breshër dhe erëra të forta në Prizren, publikohen pamje nga Korisha

Reshjet e shiut në Prizren janë shoqëruar sot me breshër dhe erëra të forta. Në Korishë është raportuar breshër, sipas pamjeve të publikuara nga...

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Lajmet e Fundit