8.8 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Nisma distancohet nga votimi i kuvendarit, Sinan Aliaj

Nisma në Prizren është distancuar nga votimi i buxhetit nga kuvendari i tyre, Sinan Aliaj.

Sipas këtij subjekti politik, Aliaj nuk ka përfaqësuar qëndrimin e Nismës.

“Nisma Socialdemokrate – Dega në Prizren, bënë me dije se qëndrimi i Sinan Aliajt në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal ka qenë individual dhe nuk ka përfaqësuar qëndrimin politik të Nismës në Prizren”, thuhet në komunikatën e Nismës në Prizren.

“Nisma Socialdemokrate në Prizren mendon se buxheti i Prizrenit është i konstruktuar mbi harta të ndikimit partiak, e përpiluar nga komisarë politik të Mytaher Haskukës”.

“Buxheti i Prizrenit për vitin 2020 nuk i përfshinë kërkesat prioritetet të të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit, si në qytet ashtu edhe në fshat, prandaj si i tillë nuk është në të mirë të qytetarëve, por është në të mirë e klaneve të caktuara të interesit”.

Kuvendari i Nismës, Sinan Aliaj, ka votuar sot buxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2020./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ylli fiton bindshëm ndaj Apolonisë

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Apolonisë me rezultat 80:59, në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të meshkujve. Therandasit...

Bashkimi fiton bindshëm ndaj United-it

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 56:83 ndaj United Basketball. Pas një fillimi të balancuar, Bashkimi arriti të marrë kontrollin e lojës dhe të krijojë...

Lajmet e Fundit