18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

NISMA, e gatshme të shkojë vetëm në zgjedhje

Deputeti i Nisma për Kosovën, Enver Hoti ka thënë se partia e tij preferon dhe kontribuon që opozita në zgjedhjet e ardhshme të futet me një listë të përbashkët zgjedhore, e cila garanton ndryshimin.

Hoti ka “kërcënuar” dy partitë tjera opozitare (VV e AAK) se nëse ato nuk dëshirojnë një listë të përbashkët, atëherë Nisma është e gatshme të shkojë pa asnjë problem e ndarë në zgjedhje.

“Nisma këtë insistim për të krijuar një listë të përbashkët si opozitë e bashkuar nuk e bënë sepse ka frikë nga zgjedhjet. Nisma nuk e ka ndërmend me çdo kusht dhe në asnjë formë të hyj në xhep të asnjë subjekti politik. Nisma është duke vazhduar organizimin dhe strukturimin e vet dhe është duke punuar fuqishëm në terren”, ka deklaruar Hoti.

Ai ka thënë se janë të vendosur se ndryshimet mund të ndodhin të bashkuar, por si subjekt politik janë absolutisht të përgatitur dhe të vendosur që të marrim pjesë edhe vet në zgjedhje, ndërsa se si e shohin këtë partitë tjera, ai thotë se është në vullnetin dhe dëshirën e tyre./Tribuna/

Më Shumë

Një grua tenton të vetëvritet në Prizren

Një grua në Prizren, dyshohet se ka tentuar t'i  japë fund jetës së saj. Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se një...

Policia shqipton mbi 2 mijë e 155 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2155 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar...

Lajmet e Fundit