7.1 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

NISMA i bashkohet protestave të VV-së e AAK-së kundër Qeverisë

Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë se partia në të cilën bënë pjesë ai do të jetë përkrahëse dhe organizatore e protestave të paralajmëruara nga dy partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje dhe AAK.

Sherifi në një prononcim për ORAinfo, ka thënë se NISMA në bashkëpunim me subjektet e tjera opozitare tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në protesta.

“Ne do të jemi pjesëmarrës në protestën qe ka të bëjë lidhur me këtë keqqeverisje dhe këto marrëveshje të dëmshme për vendin. Ne do të japim kontributin tonë në organizmin e këtyre protestave”, ka thënë Sherifi.

Ai ka ftuar të gjitha ata qytetarë të cilët nuk pajtohen me këtë keqqeverisje që të dalin në protestat që pritet të organizohen nga opozita.

Sherifi ka theksuar se protestat do të jenë të qeta dhe jo të dhunshme, përderisa ato nuk do të provokohen nga ana e Qeverisë.

“Një njeri normal në këtë vend nuk dëshiron që të shkaktoj dhunë për t’i realizuar qëllimet e veta. Mirëpo nëse Qeveria vendos siç ka veprua disa herë që me dhunë t’i shpërndajë protestat, atëherë duhet të merr përgjegjësin Qeveria, të merr përgjegjësin shteti dhe organizatore për dhunën që mund të shkaktohet në protesta”, ka thënë anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi.

Më Shumë

Berisha: Përzgjedhja e mjekut familjar do të bëhet e detyrueshme

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka theksuar se përzgjedhja e mjekut familjar do të bëhet e detyrueshme me fillimin e zbatimit të sigurimeve shëndetësore,...

Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë

Çmimet e naftës të premten në Kosovë kanë shënuar rënie për dy cent për litër krahasuar me një ditë më herët. Nga 1.91 euro për...

Lajmet e Fundit