22.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

NISMA: I papranueshëm presioni mbi deputetët për Gjykatën Speciale

Partia e Fatmir Limajt i ka bërë thirrje Qeveris së Kosovës të ndalë presionin mbi deputetët për të votuar pro themelimit të Gjykatës Speciale.

Sipas kësaj partie, vendimi i parë i Kuvendit duhet të respektohet, kur dështoi kalimi i Gjykatës.

“Ndërsa ftojmë edhe njëherë qeverinë e Kosovës që të pranoj vendimin e Kuvendit dhe të heqin dorë nga përpjekjet që me anë të presionit mbi deputetët të përmbysë rendin kushtetues dhe demokratik”, thuhet në reagimin e Nisma për Kosovën.

Lexojeni të plotë reagimin

Në seancën e Kuvendit të Kosovës të mbajtur më 26 qershor 2015, pas një debati të gjatë dhe shterues, deputetët përmes vullnetit të tyre të lirë morën vendim të mos miratojnë amendamentin 24 i cili do ti hapte rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.

Ky vendim është obligativ për të gjithë, pa përjashtim, sikur për ata që kanë votuar për ashtu edhe për ata që kanë votuar kundër.

Zbatimi i këtij vendimi nuk ka alternativë.

Tashmë jemi dëshmitarë të një presioni të paparë që është ushtruar ndaj deputetëve, e në veçanti ndaj atyre që kanë votuar kundër, një presion i tillë është i papranueshëm në shoqëritë demokratike prandaj ftojmë deputetët që të mos i nënshtrohen presionit.

Çfarëdo përpjekje për ta përmbysur vullnetin e deputetëve përmes presionit dhe veprimeve kundër kushtetuese është i pavlefshëm dhe i pa pranueshëm.

Është në përgjegjësinë kushtetuese të deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos lejojnë përpjekjet për rrënimin e rendit kushtetues dhe demokratik të vendit.

Prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës të vihen në mbrojtje të vendimit të institucionit më të lartë të vendit.

Ndërsa ftojmë edhe njëherë qeverinë e Kosovës që të pranoj vendimin e Kuvendit dhe të heqin dorë nga përpjekjet që me anë të presionit mbi deputetët të përmbysë rendin kushtetues dhe demokratik.

Kjo sjellje s’ka të bëjë asgjë më demokracinë dhe as me shtetin ligjor, përkundrazi kjo rrugë i sjellë Kosovës dëme të pa riparueshme.

Më Shumë

Duda Balje u ndalua nga autoritetet serbe në kufi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar mëngjesin e sotëm nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare. Sipas “EO”, ajo ka qenë...

Vlera e kredive të reja për muajin mars 2024 arriti në 241.20 milionë euro, edepozitave 69.70 milionë euro

Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë...

Lajmet e Fundit