Nisma në Prizren, aksion 3 ditor për shënimin e ditës së Europës

Nisma drejt Europes1Një grup aktivistësh të Nismës për Kosovë, dega në Prizren, kanë filluar një aksion 3 ditor për shënimin e ditës së Europës.

Nisma ka shpalosur agjendën e aktiviteteve si dhe një aksion simbolik në sheshin “Shadërvan” ku u prezantua Flamuri i BE-së, një punim dore nga aktivistët e Nismës.

“Të gjithë qytetarët e Prizrenit kanë mundësinë që të kenë në duart e tyre Broshurën Informative ku njëkohësisht shpaloset edhe vizioni për rini i Nismës për Kosovën”, thuhet në komunikatën e Nismës.

Aktivitetet do të vazhdojnë edhe të ejten dhe të premtën.

Nisma drejt Europes“Të ejtën do të mbahet një ligjeratë SFIDA drejtë Europës si dhe do të vazhdoj shpërndarja e Broshurave Informative, kurse të Premtën organizimi do të përmbyllet me një konferencë për media si dhe një organizim Rinor në hapësirat e KEY-it”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të...

Lajmet e Fundit