25.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

Nisma në Prizren: Nexhat Çoçaj po punëson mësimdhënës me urdhra të Kadri Veselit

Nisma per kosove1Nisma në Prizren ka kritikuar Drejtorinë e Arsimit në Prizren për mënyrën e punësimit të mësimdhënësve.

“Nisma për Kosovën-dega në Prizren ndihet tejet e shqetësuar lidhur me ngjarjet e fundit që po ndodhin në komunën e Prizrenit e në theks të veçantë në Drejtorinë e Arsimit .Nuk mund të jemi të heshtur karshi këtyre veprimeve si nepotizëm, korrupsion, sjellje abuzive ndaj qytetarëve, shkelje ligji etj”, thuhet në komunikatën e Nismës në Prizren.

“Sipas të rejave të fundit po flitet se edhe prostitucioni është ka zhvillohet pranë gjimnazeve të komunës së Prizrenit”.

“Pas skandaleve të njëpasnjëshme të drejtorisë së arsimit në Prizren që kanë ndodhur me vite të tëra, e deri tek ajo më skandalozja, kur z.Nexhat Çoçaj abuzoi edhe me gjakun e dëshmorëve, sigurisht se qëndrojnë të mëdhenjtë, pra ata që ua justifikojnë veprimet këtyre të vegjëlve”.

“Këtë e vërteton edhe skandali i fundit që ka ndodhur në këtë drejtori , që për tu punësuar si mësimdhënës mjafton të përmendet vetëm emri i Kryeparlamentarit Kadri Veseli. Pra kjo nënkupton që kur CAPO (shefi) jep urdhër, Nexhat Çoçaj është PRONTO (gati) për t’a zbatuar atë urdhër”.

“Fatkeqësisht kjo nuk është tërësia e shkeljeve dhe abuzimeve në drejtorinë e arsimit në komunën e Prizrenit”

“Nisma për Kosoven” –dega Prizren siq ka vepruar deri më tani, do të vazhdoj të identifikoj shkeljet dhe të gjitha të këqijat që ndodhin në komunën tonë, sepse konsiderojmë se është edhe obligim ndaj qytetarit , prej të cilëve është marr vota”.

“Nisma për Kosoven”-dega Prizren zotohet se bashkë me qytetarët do të jemi kundër këtij pushteti të pistë, këtij pushteti pa moral, pushtet ky me një njeri të dënuar në krye dhe drejtor të dënuar për vepra penale”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Itali, Angli dhe Arabi Saudite, Raphael Varane ka tre oferta në tavolinë

Epokës së Raphael Varane te Manchester United po i vjen fundi. Pas muajsh spekulimesh, është konfirmuar se mbrojtësi francez do të largohet nga klubi...

Shtyhet afati i procesit të regjistrimit të popullsisë

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se është shtyrë afati i procesit të Regjistrimit të Popullsisë deri më datën 24 maj.   Sipas komunikatës  së qeverisë, ky...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit