7.7 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

NISMA në Prizren thërret për protestë

Nisma per kosove1Nisma në Prizren, ka ftuar sot qytetarët që t’i bashkëngjiten të mërkuren protestës në Prishtinë.

“Të nderuar qytetarë të Komunes së Prizenit, anëtarë dhe simpatizant të “Nisma për Kosoven”-dega Prizren, ju ftojmë që të merrni pjesë masovikisht në protesten e radhës, e cila do të mbahet të mërkuren më 4 shkurt në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e Nismës në Prizren.

“Arsyet e protestes tashmë janë më se të njohura për të gjithë qytetaret e Kosoves , përjashtim qeveritarëve dhe pushtetarëve të Republikës sonë , të cilët po mundohen me çdo kusht të n’a mohojnë të drejtën për të protestuar”.

“Ne dega e “Nismes”në Prizren , përmes kësaj komunikate rikonfirmojmë edhe njëherë se e drejta për protestë është e drejtë demokratike, andaj bëjmë thirrje për protestë paqësore , për përmbajtje dhe maturi veprimesh gjatë rrjedhes së protestes”.

“Ju njoftojmë se nisja bëhet në mënyrë të organizuar nga stacioni i autobusëve në Prizren , ora 9;00h”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rahoveci, sonte e pret Yllin

Në kuadër të javës së 21-të të ProCredit Superliga, sonte me fillim nga ora 19:30, Rahoveci 029 përballet me Golden Eagle Ylli. Takimi pritet të...

Totaj priti koordinatorin e ri të OKB-së, Stephen O’Malley

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim kurtuazie Koordinatorin e ri për Zhvillim të Kombet e Bashkuara në...

Lajmet e Fundit