10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Nisma: Vazhdon kriminalizimi i Arsimit në Prizren

Partia Nisma përmes një kumtese për medie thekson se qeveria komunale e të dënuarit për shkelje ligjore, krim të organizuar dhe korrupsion, Ramadan Muja, vazhdon ta kriminalizojë edhe më tej arsimin në qytetin e Prizrenit.

Konkurset për punësim në DKA të Prizrenit janë shumë formale, sepse kur hapen konkurset vetëm se janë të rezervuara, apo të dedikuara për partizanet e partisë në pushtet dhe për familjarët e para politikës qeveritare të Prizrenit, thotë ndër të tjera kumtesa.

Komunikata

Qeveria komunale e të denuarit për shkelje ligjore, krim të organizuar dhe korupcion, Ramadan Muja, vazhdon ta kriminalizoj edhe më tej arsimin në qytetin e Prizrenit, ku pas emërimit në DKA të drejtorit i cili është nën hetime për falsifikim nga organet e drejtësisë, në këtë sektor vazhdojnë me të madhe shkeljet ligjore në theks të veçantë në punësim. Konkurset për punësim në DKA të Prizrenit janë shumë formale, sepse kur hapen konkurset vetëmse janë të rezervuara, apo të dedikuara për partizanet e partisë në pushtet dhe për familjarët e parapolitikes qeveritare të Prizrenit.

Për fatin e keq të qytetarëve dhe atyre që presin të punësohen në sektorin e arsimit, ky dikaster vazhdon të punësoj njerëz pa konkurs, ose hapë konkurs për një shkollë tjetër, derisa i njejti punën e vazhdon në një shkollë tjetër. Vazhdojnë të mbahen në arsim punëtor me shkolla të mesme dhe ajo që është shkelja më eklatante, për vite me radhë në lista të pagave të kësaj drejtorie figurojnë njerëz të cilet fare nuk shkojnë në punë, derisa punën e tyre e bëjnë të afërmit. Gjithashtu është evidente që në shumë shkolla të Prizrenit, drejtorët i mbajnë të fshehur orët e lëndëve të ndryshme për t’ua krijuar mundësinë njerëzve të afërt me partinë në pushtet, që nënkupton sigurimin e normës së plotë të punës, ku njëherit ua rrezikon vendin e punës atyre që nuk i nënshtrohen diktatit të politikave korruptive në Prizren.

“NISMA” për Kosoven – dega në Prizren nuk mund të rri indiferent karshi këtyre veprimeve abuzive dhe korruptive që ndodhin me arsimin në Prizren. Pra ashtu siç kemi potencuar edhe në reagimet e mëhershme, përsëri e ritheksojmë se në Prizren gjithçka mundë të ketë përveç arsim jo. Këta njërëz që po degradojnë thënë më saktë që po shkatërrojnë vlerat e arsimit, vlera këto jetike për ndërtim të një shteti të shëndoshë, padyshim se do ti përcjellë fati i paraardhësve

Më Shumë

Lajmet e Fundit