5.1 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Një 6 vjeçar nga Malisheva rrëzohet nga traktori, pëson lëndime të rënda në kokë

Gjatë ditës së djeshme një gjashtëvjeçar në Malishevë ka pësuar lëndime të rënda në kokë pasi është rrëzuar nga rimorkio e traktorit.

Fëmija ishte me babanë e tij në traktor teksa është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas lëndimeve të marra.

“Malishevë 08.07.2022 – 19:00. Një fëmijë 6 vjeçar ka pësuar lëndime trupore pasi është rrëzuar nga rimorkio derisa ishte me babin e tij duke bartur ushqim të bagëtive me traktor. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve ka lëndime serioze në kokë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Më Shumë

Dyshohet për falsifikim parash në Malishevë, rasti nën hetime

Një rast i dyshuar i falsifikimit të parasë është evidentuar në Malishevë, pasi në një bankomat janë deponuar kartëmonedha që dyshohet të jenë të...

Subvencionet e papranuara për energji për dhjetor e janar merren nga nesër

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se, duke filluar nga dita e nesërme, qytetarët që nuk kanë përfituar subvencionet...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit