Një e infektuar dhe pesë të shëruar nga COVID-19 në Rahovec. Flet kryetari Smajl Latifi

Sonte në Kosovë është paraqitur një rast i ri me koronavirus dhe ai rast vjen nga Komuna e Rahovecit.

Kryetari Smajl Latifi thotë për RTV Dukagjinin se e infektuara është rast kontakti i një paciente të infektuar nga Reparti i Hemodializës.

“Më këtë rast në Rahovec i kemi 14 raste aktive. Ndërsa vetëm sot janë shëruar pesë qytetarë nga komuna jonë. Po shpresojmë se nga ritestimet që do të bëhen do të dalin negative. Jemi duke shkuar edhe në fazën e përmbylljes së pandemisë edhe në Komunën e Rahovecit”.

Latifi thotë se ekipet e QKMF’së në Rahovec dhe ekipi i IKSHPK-së do të vazhdojnë me gjurmimin e kontakteve të rastit të sotëm.

Kryetari i Rahovecit u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që të kenë kujdes pavarësisht relaksimit të masave.

Më Shumë

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

Lajmet e Fundit