Taulant Muja
Që politika të jetë e nderëshme e pastërt dhe e pa ndikuar dhe e kushtëzuar nga grupet e tjera politike në Prizren, duhet që vetë dy partit fituese të ballotazhit, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje të mos kërkojne mbështetje dhe mos t’a ndajnë pushtetin me partit e tjera politike.
Qe pushteti dhe Qyteti i Prizrenit të mos jetë pjes e pazareve politike, duhet që kë to dy parti të vazhdojnë garën të vetme pa kualicione dhe pazare. Kjo garë të jetë e vecant dhe pushteti ti besohet qytetarëve dhe jo grupeve të ndryshme politike. Kjo garë duhet të jete e vlersuar nga qytetarët, te vendosin se kujt t’i besohet mandati për qeverisjen katër vjeqare të qytetit tonë. Qytetaret duhet të jenë demokrat të lirë dhe jo të imponuar nga kualicionet.
Që partitë humbëse të këtyre zgjedhjeve lokale të jenë të nderëshme dhe parti me vlera, duhet që të mos i bashkohen asnjerës nga këto dy partit. Duhet të qëndrojn si parti opozitare dhe me shpresën të fitojnë besimin elektoral si bllok opozitar, duke kërkuar llogari aty ku Qeveria Lokale nuk do ta bënte punen si duhet.
Shumë qytetarë ndihen të zhgënjyer kur një parit hynë në kualicion dhe jo gjithëmon voton atë që i imponohet nga kualicioni. Në qoftë se elektorati i beson një Partie Politike dhe ajo Parti Politike i bashkohet një grupi tjetër politik, një pjese e elektoratit do të ndiheshin te tradhetuar dhe të zhgënjyer.
Prandaj lind idea!? A do të ishte më mirë që Shaqir Totaj dhe Mytaher Haskuka të i hynë garës të dy të vetëm, pa u kushtëzuar nga grupet e tjera politike?
Le të vendosin qytetarët dhe jo grupet politike dhe individë të caktuar. Kur dihet se kualicioni bëhet vetëm për interesa të ngushta brenda grupeve politike. Partit tona politike nuk i ben bashkë e majta dhe e djathta në profilet e tyre politike, asnjëra me tjetrën nuk kanë të përbashket pos fyerjeve dhe akuzave.
PDK dhe VV të vazhdojne rrugëtimin e tyre vetëm dhe jo të kushtëzuara. Tek e fundit qytetarët vendosin e jo kulaicionet. Kualicionet vetem sa e dëmtojn Qeverin Komunale, ato bëhen për inate dhe interesa të ngushta. Pa kualicion fiton Prizreni e jo grupet politike dhe individët e caktuar.
Si votues dhe qytetar i Prizrenit jamë i mendimit që Shaqir Totaj dhe Mytaher Haskuka, se kush është fituesi vendosin qytetarët dhe jo llogarite e grupeve të kualicionit. Qeverisja do të ishte më e mirë pa kualicionet.
Sa i perket Kuvendit, kuvendaret te jane bashkëpunuese të behen te gjithë bashkë per te miren e Qytetit dhe bashkë të janë pozitë dhe opozit kur Kryetari nuk bëne punën e tij. Ti leme anash inatet dhe interesat personale. Ndryshe ky vend dhe qytet nuk behet. Duke i’u qasur te mires se perbashket, ne mund te promovojm progresin , që do të na shpie deri ti shoqeria e mire dhe mireqeverisja.
Behet mire, kur ne duam.