20 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

“Një got’ për mot” – hapet zyrtarisht festa e rrushit në Rahovec

Është hapur festivali i rrushit “HardhFest” – këtë vit me moton “Një got’ për mot”.

Festivali do të jetë i hapur për tri ditë, ku përveç gultimit të verës, mysafirët mund ta shijojnë edhe muzikën e bukur vendore dhe ndërkombëtare.

Në çeljen e festës së rrushit kanë marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe shumë personalitet tjera nga vendi dhe rajoni, njofton Klan Kosova.

Nikoqiri, Latifi, tha se kjo ngjarje u përket të gjithëve dhe se tashmë është bërë pika kryesore edhe për turistët e huaj.

Presidenti, Thaçi, tha se vera e Rahovecit gjendet në gjithë botën. Ai i falënderoi bujqit që me djersën e tyre po e ushqejnë vendin.

Homologu shqiptar i Thaçit, Ilir Meta, ka thënë se është impresionuar nga prodhimi i fabrikës “Stone Castle”. Ai tha se të gjithë duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi prodhuesit vendor.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, tha se shteti duhet të vazhdojë me këto politika fiskale për rahovecasit dhe se institucionet në vazhdimësi duhet ta përkrahin këtë komunë.

Më poshtë mund t’i gjeni të renditura të gjitha aktivitetet që do të zhvillohen gjatë ditës lidhur me këtë festival, njofton Klan Kosova.

12:15 – Shpallja e vreshtarëve dhe verëtarëve më të mirë;

12:45 – Hapja e Panairit të rrushit, verës, rakisë dhe gastronomisë;

14:00 – Demonstrim i pjekjes së rakisë rreth kazanit;

15:00 – Hapja e Hardh Campit;

17:00 – Zgjedhja e Mbretëreshës së Rrushit;

18:00/19:00 – Hardh Expo “Legends” & Hardh Eks;

20:00-02:00 – Pop/Rock & DJ Koncert n’Konak.

Më Shumë

Laura Fazliu, medaliste e botës

Xhudistja jonë Laura Fazliu arrin sukses, me një paraqitje të jashtëzakonshme ajo ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror për Senior që po...

Prokuroria nis hetimet për sulmin e një pjesëtari të komunitetit rom në Prizren, po analizohen video-incizimet

Një rast i rëndë ka ndodhur para disa ditësh në qytetin e Prizrenit ku një anëtar i komunitetit rom është sulmuar. Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore...

Lajmet e Fundit