Një grua ushtron dhunë ndaj prindërve të burrit në Prizren, dërgohet në polici

 

Një rast i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur të dielën rreth orës 13:30 në Prizren.

Policia njofton se ka shoqëruar në stacionin policor një grua e cila dyshohet se ka probleme psikike, pasi e njëjta ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të burrit të saj.

“Prizren 17.04.2022 – 13:30. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare (dyshohet me probleme psikike), pasi që ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të burrit-viktimave kosovarë . Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./ PrizrenPress.com

Më Shumë

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit