18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Një gur i madh i bie në veturë, shpëton shoferi në rrugën Prevallë-Prizren

U nis për në punë, por për shkak të një incidenti, Edin Mislimit për pak sa nuk iu desh të përfundojë te mjeku.

Pasi që vetë shpëtoi, u desh megjithatë të ndalet te automekaniku për shkak të veturës, raporton Klan Kosova.

42-vjeçarit i ndodhi e papritura, kur gjatë kohës sa po voziste në rrugën Prevallë-Prizren, një gur i madh i ra në xhamin e përparmë e i hyri në veturë.

“Jam nisur nga shtëpia për të shkuar në Prizren dhe rrugës teksa vozisja i vërejta disa gurë duke rënë nga një lartësi mbi makinën time. Në atë moment e rrita shpejtësinë dhe shpëtova lehtë, vetëm me një gurë”, tha ai.

Gjendja u keqësua vetëm pas pak sekondash. Një grumbull gurësh tjerë u shembën, pasi 42-vjeçarit iu thye xhami, mesditën e së martës.

“Sapo e ndala veturën, filloi të shembej një sasi më e madhe gurësh. Kam qenë me fat që shpëtova me kaq pak dëme. Kur xhami u thye e lëndova pak syrin, por kaloi”.

Mislimi, siç merr vesh Klan Kosova, kërkoi dëmshpërblim nga kompania kontraktuese që po rregullon këtë aks rrugor.

Përfaqësues të firmës po kërkojnë kujdes nga vozitësit, për shkak të rrezikshmërisë së lartë të zonës.

“Kemi vendosur rrjeta mbrojtëse siç i kemi bo në disa vende tjera më poshtë. Këtu kemi me vendos rrjeta si dhe punë tjera infrastrukturore, sinjalistike dhe të tjera”, tha Florim Abazi, inxhinier në kompaninë “Eskavatori”.

Kontrata mes kompanisë e Ministrisë së Infrastrukturës ka afat deri në vitin e ardhshëm, kur edhe pritet të kryhen punimet në vendosjen e rrjetave mbrojtëse në afro 12 kilometra rrugë.

Më Shumë

Seanca e Kuvendit të Prizrenit dështon për shkak të mungesës së kourumit, pikat shtyhen për shtator

Seanca e Kuvendit të Prizrenit ka dështuar për shkak të mungesës së kourumit. Kryesuesja e Kuvendit, Antigona Bytyqi, konstatoi se vetëm 12 kuvendarë iu përgjigjën...

Pak fllad, IHMK del me një lajm të mirë për temperaturat

Gjatë javës së ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me diell, ku nga mesi i javës temperaturat do të bien deri në 26...

Lajmet e Fundit