12.8 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Një i ri në Prizren tenton t’i japë fund jetës pas një zënke në familje

Një rast i rëndë ka ndodhur të martën në një shtëpi në rrugën “Hoxhë Tahsini” të Prizrenit, ku një i ri ka tentuar t’i jap fund jetës së tij, duke konsumuar sasi të madhe të medikamenteve, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, kur viktima u dërgua në spital pasi iu përkeqësua gjendja, si pasojë e konsumimit të barnave për qetësim. Burimet brenda Emergjencës në Prizren bënë të ditur për Sinjalin se viktima u dërgua në këtë qendër nga familjarët dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.

Pasi Policia është njoftuar lidhur me rastin, ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka marrë deklarata nga disa dëshmitarë, prej të cilëve është kuptuar se motivi i rastit është një mosmarrëveshje brenda familjes.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe është iniciuar rasti si ‘Vetëvrasje në tentativë’.

/GazetaSinjali/

Më Shumë

Përkujtohet heroi Pal Paluca në Prizren

Në Ditën e Dëshmorëve, në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit janë bërë homazhe për të nderuar sakrificën e të rënëve për liri,...

Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Gjonaj të Hasit, i dyshuari 16-vjeçar dorëzohet në polici

Një 17-vjeçar është lënduar nga arma e zjarrit në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit. Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e 02.05.2026. Policia bën të...

Lajmet e Fundit