Një muaj paraburgim dy të dyshuarve që u kapën me drogë në kufirin Kosovë – Shqipëri

Gjykata në Prizren ka njoftuar se u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy të pandehurve A.M., dhe A.H., nën dyshime për posedim dhe shpërndarje të narkotikëve.

Sipas Prokurorisë, me datë 12 dhjetor 2021, në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë në Vërmicë, derisa ishin duke kthyer nga Shqipëria të dyshuarve A.M., dhe A.H., gjatë kontrollit policor, në bagazh te goma rezervë e automjetit, policia u gjen një qese plastike të mbushur me marihuanë me peshë totale prej 1,016.70 gram, ndërsa në portofolin e të pandehurit A.H., është gjetur një qese e vogël brenda së cilës kishte marihunë me sasi prej 1.22 gram, e cila edhe është sekuestruar.

Sipas njoftimit të Gjykatës paraburgimi ndaj të pandehurve do të gjasë nga 12 dhjetor 2021 dhe do të zgjasë deri më 12 janar 2022.

Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura është më i domosdoshëm dhe i shërben efikasitetit të procedurës penale me qëllim të parandalimit të ikjes së të pandehurit, zhvillimit normal të hetimeve dhe numrin e lartë të këtyre veprave penale të cilat po ndodhin tregojnë rrezikun se nëse të pandehurit lihen në liri do të përsërisin ndonjë vepër tjetër penale të kësaj natyre.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Më Shumë

Mungoi në mbledhjen ku u votua rikthimi i Osmanit në LDK, vjen reagimi i Selmanajt: Nuk kisha kohë të merrem me zhvillimet nacionale

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka votuar unanimisht propozimin që Vjosa Osmani t’i prijë listës së kësaj partie në zgjedhjet e...

Aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie në Dragash, ngarkohen se dërguan aparate të vjetra të fotokopjimit në shkolla në vend të pajisjeve të...

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.P., dhe personit juridik “B. Sh.P.K.”, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë...

Lajmet e Fundit