22.4 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025

Një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari për drogë në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditësh, ndaj të pandehurit me iniciale F.T. nga Prizreni, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 01.10.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 30.10.2019.

Me datën 01.10.2019, rreth orës 20:30 minuta në Prizren ka poseduar pa autorizim, me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, substancë të dyshuar për narkotik të llojit “Marihuan”, në sasi të përgjithshme prej 24 gram, të cilat kanë qenë të vendosura në 20 (njëzet) qese plastike si dhe një grinder për përpunimin e narkotikut, në atë mënyrë që kur zyrtarët policorë gjatë ushtrimit të kontrollit rutinor kanë vërejtur 6 (gjashtë) persona, për të cilët dyshonin se ishin duke konsumuar substanca narkotike, me të reaguar, personat në fjalë kanë filluar të ikin, ndërsa zyrtarët policor i kanë ndalur dy prej tyre, dhe atë personin me inicale F.T., tek i cili janë gjetur sasi narkotike e përshkruar si më lartë si dhe sasia e parave në shumën prej 213 euro e 50 cent në apoena të ndryshme me ç’rast është bërë edhe sekuestrimi i sasisë së narkotikut, grinderit një telefoni si dhe parave të cilat i janë gjetur të pandehurit.

Më Shumë

Lela fotografohet veç në bikini, ekspozon gjoksin ‘bombastik’

Ish-banorja e Big Borther Vip Kosova, Lela Seferi po vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo vazhdimisht publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria...

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ Policia: Ja masat e reja në Tiranë

Ekipi kombëtar i Serbisë mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen e së shtunës, më 7 qershor në orën 20:45, ku do të përballet me...

Lajmet e Fundit