Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se ka sulmuar vëllain dhe nënën

 Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të dyshuarit për ushtrim të dhunës në familje.

Këtë për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.

Kryeziu deklaroi se ai ka parashtruar kërkesën për paraburgim, për arsye se personi i arrestuar dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar vëllain e tij dhe në mënyrë aksidentale edhe nënën.

Lidhur me këtë rast “Betimi për Drejtësi” ka raportuar një ditë më herët, pasi për rastin ën fjalë ka raportuar Policia e Kosovës (PK).

“Gjatë një mosmarrëveshje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e ka lënduar viktimën femër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje”, thuhej në raportin e PK-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Lajmet e Fundit