13.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Një muaj paraburgim për Besnik Thaçin e Bora Haklajn

Gjykata themelore ne prizrenGjyqtarja e Procedurës Paraprake – Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurve Besnik Thaqit nga fshati Xërxe – Komuna e Rahovecit, i caktohet masa e paraburgimi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kontrabandim me migrantë nga neni 170 par.1 lidhur me para.8.1 dhe nenit 28 të KP-së, dhe Bora Haklaj nga Tirana e Republikës së Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, kalimi i pa autorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare nga neni 146 par.1 të KP-së.

“Të pandehurit do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, i cili do të llogaritet, prej kohës së ndalimit prej datës 12.01.2015 në ora 23:50 minuta, dhe të zgjasë deri me datën 11.02.2015”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizre, Afërdita Kicaj.

“Gjyqtarja e Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurve”.

“Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal , se me datën 12.01.2015, rreth orës 23:50 në vendkalimin kufitar Shqipëri – Kosovë, në pikë kalimin Vërmicë, Komuna e Prizrenit, merret me kontrabandim të migrantëve me qëllim të përfitimit të tërthortë të dobisë pasurore për vete, në atë mënyrë që nga territori i R.Shqipërisë, tenton ta kaloj në territorin e R.Kosovës, në mënyrë të kundërligjshme shtetasen e R.Shqipërisë Bora.Haklajn, duke e fshehur-strehuar në automjetin e tij të markës ,,MercedeC280,, me qëllim që të njëjtën ta sjell në Kosovë në restorantin ..Mërgimi,, për të punuar. Gjatë kontrollimit është konstatuar se e njëjta nuk posedon dokument udhëtimi”.

Më Shumë

Zyrtare: Cannavaro, trajneri i ri i Udinese

Fabio Cannavaro është trajneri më i ri i skuadrës së Udinese. Klubi bardhezi ka kënaqësinë të mirëpresë kampionin e botës dhe fituesin e Toipt të...

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” rikthehet edhe këtë vit me emra shumë të njohur — mbahet më 4-5-6 korrik

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” po rikthehet në edicionin e dytë me emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare. Edicioni i këtij viti...

Lajmet e Fundit