Një muaj paraburgim për Gëzim Ajrullaoviqin

Gjykata themelore ne prizrenGjykata në Prizren ia ka caktuar një muaj paraburgim Gëzim Ajrullaoviqit nga fshati Svircë, me banim në Fushë-Kosovë.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve.

“I pandehuri do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 22.02.2015 në ora 03:00, dhe do të zgjasë deri me datën 22.03.2015”,thuhet në komunikatën e Gjykatës në Prizren

“I pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal , se me datën 22.02.2015, rrethe orës 01:30 minutatë mesnatës, në vendkalimin e autorizuar kufitar-në Vërmicë, Komuna e Prizrenit, pa autorizim posedon me qëllim të shitjes, shpërndarjes apo ofrimit për shitje substancë të dyshuar narkotik të llojit marihuan,në atë mënyrë që, gjatë kalimit të pikës kufitare nga Shqipëria për në Kosovë, gjatë kontrollit të pikës doganore është hasur një qese najloni ngjyrë e bardhë e substancës së dyshuar të narkotikut të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme rrethe 561 gr, si dhe një qese tjetër e vogël najloni me substancë të dyshuar të llojit marihuan me peshë prej 0.60 gr”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Lajmet e Fundit