13.5 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Një muaj paraburgim për katër të dyshuarit për fajde dhe detyrim në Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar një muaj paraburgim ndaj katër personave të dyshuar për faje në Suharekë.

L.B. A.B. F.B. dhe F.SH. të gjithë nga Suhareka, dyshhen për veprën penale për fajde dhe detyrim.

“Për shkak të dyshimit të bazuar se për vete apo personin tjetër kanë pranuar ose kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare, të banimit, varfërinë, papërvojën ose aftësinë për të gjykuar të personave tjerë që kanë rezultuar me humbje financiare, ose realizuar dobi pasurore mbi 25.000 (njëzetepesëmijë) euro”, njofton Gjykata Themelore në Prizren.

“Në vende dhe kohë të njëjtë të përshkruar si në dispozitiv, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, përdorin forcën apo kanosjen serioze për ti detyruar personat tjerë në këtë rast të dëmtuarit që të kryejnë veprim në dëm të pasurisë së tyre që ka rezultuar me dobi pasurore në shumën që i tejkalon 10,000 (dhjetëmijë)euro, kurse a do të argumentohen këto fakte, do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni hap konsultim publik për Rregulloren e Menaxhimit të Mbeturinave

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit është mbajtur sot konsultim publik me qytetarë lidhur me Projekt-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në...

Përfundon asfaltimi i rrugës “Xhevë Lladrovci” në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka përfunduar rregullimi i rrugës “Xhevë Lladrovci”, pranë “Qylhanit”, me shtrimin e shtresës së dytë të asfaltit. Sipas njoftimit,...

Lajmet e Fundit