Një muaj paraburgim për nënën 27 vjeçare që dyshohet se mbyti foshnjën

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj nënës 27 vjeçare M.B., e cila dyshohet se mbyti foshnjën e saj të gjinisë mashkullore menjëherë pas lindjes.

Para dy ditësh është arrestuar M.B pasi dyshohet se mbyti me rroba foshnjën e saj të porsalindur.

Nëna 27 vjeçare e kishte vendosur trupin e pajetë të foshnjës në tavanin e shtëpisë, ku edhe e kishte lindur e vetme. Kjo ngjarje u zbulua para dy ditësh nga policia. Trupi i foshnjës është dërguar për obduksion ndërsa nëna pasi ka pranuar trajtim mjekësor.

Familjarët e saj thonë se nënë a re e ka mbytyr beben me rroba, ata po ashtu deklaruan se M.B ka mbytyr edhe më parë një foshnjë.

Për mbytjen edhe të një bebe tjetër, prokuroria nuk ka informacion, por kjo edhe mund të hetohet, tha Kryeprokurori Admir Shala.

“Ta shohim a është i vërtetë ky informacion, kemi me verifiku….Edhe nëse e zbulojmë do të fillojmë hetime për vrasjen e dytë”, tha Shala.

Mjekët kanë konstatuar se nëna është ne gjendje të mirë mendore, prandaj dyshohet se krimin e kreu me vetëdije të plotë.

Më Shumë

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit