8.4 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Një muaj paraburgim për personin që shpërndante drogë në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me iniciale B.B. nga Prizreni, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par. 1. të KPRK-së.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 27.09.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 27.10.2019.

Sepse me datën 27.09.2019 rrethë orës 12.00, ka poseduar pa autorizim, me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, substancë të dyshuar për narkotik të llojit “marihuan”, në atë mënyrë që pasi haset në lokalin “Porta” që gjendet në lokalin “Ortakoll” në Prizren, tek i njejti gjenden pesë (5) qese me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit marihuan, në peshë prej 3.55 gram, ndërsa në shtëpinë e tij të banimit me po të njejën datë gjatë egzekutimit të urdhër kontrollit gjenden një(1) qese plastike me substancë të dyshuar për narkotik, të llojit marihuan, me peshë prej 5.51 gram, një (1) kavanoz qelqi me substancë të dyshuar për narkotik, të llojit marihuan, me peshë prej 52 gram, si dhe një pako me rizlla me mbishkrimin “OSB SLIM”, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Më Shumë

Avdyli: Nuk do të jem kandidat i VV-së, s’e di nëse do të jem në ndonjë listë tjetër

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidat i kësaj partie, as i GUXO-s,...

Bashkimi kampion i Kosovës në Ligën U18

Bashkimi është shpallur kampion i Kosovës në Ligën U18 për vajza, duke kurorëzuar sezonin me titull pas fitores në ndeshjen e tretë të “Play-off”-it,...

Lajmet e Fundit