14.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Një muaj paraburgim për shoferin që shkeli për vdekje Adem Badallajn

Gjykata themelore ne prizrenGjykata Themelore e Prizrenit, ia ka caktuar masën e paraburgimit Anton Omajt nga fshati Zhur.

“I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 31.12.2014 nga ora 19:00, dhe do të zgjasë deri me datën 31.01.2015”, njofton Gjykata Themelore në Prizren.

Anton Omaj dyshohet se me datën 31 12.2014 rrethe orës 14:50 minuta në rrugën rajonale Prizren –Zhur, në afërsi të pompës së derivateve “ Budallaj” nga pakujdesia ka rrezikuar trafikun dhe ka goditur për vdekje 12 vjecarin Adem Badallajn./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kosova në një moment reflektimi të thellë

Nga Shaqir Totaj Kosova nuk është ndërtuar lehtë. Ajo është produkt i një rruge të gjatë sakrifice, përpjekjeje dhe besimi të palëkundur në liri. Nga...

Bashkimi për finalen, Bora për historinë – gjithçka vendoset nesër në Prizren

Bashkimi dhe Bora përballen të mërkurën në ndeshjen e pestë dhe vendimtare të gjysmëfinales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë, me serinë e barabartë 2:2. Takimi...

Lajmet e Fundit