15.2 C
Prizren
E shtunë, 27 Shtator, 2025

Një muaj paraburgim prizrenasit për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj për të pandehurin R.K., me dyshimin se ai ka kryer veprat penale: vrasje e rëndë në tentativë dhe posedim i paautorizuar i armëve.

R.K. i vlen masa e paraburgimit deri më 7 mars. Ai akuzohet se më 8 shkurt në Prizren, tentoi ta vrasë V.H., ku pas një mosmarrëveshje ai e qëlloi me armë zjarri nga mbrapa kraharorit V.H.. Ai në anën tjetër ka vënë në rrezik edhe jetën e pjesëmarrësve tjerë në rrahje dhe kalimtarëve të rastit.

 

“Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet në këtë çështje sa po kanë filluar, do të merret në pyetje të pandehurit, i dëmtuari, dhe dëshmitarët tjerë eventual, në rrjedhën e mëtejmë do të mblidhen edhe prova të tjera për zbardhjen e kësaj çështje penale, gjithashtu edhe raportet e acaruara ndërmjet palëve, andaj është mendimi i gjykatës se nëse i pandehuri lihet në liri të njëjti mund të ndikojnë tek dëmtuari dhe dëshmitarët e tjerë të cilët do të identifikohen gjatë fazës së hetimeve. Gjykata, duke vendosur lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit i morri parasysh edhe masat tjera alternative, mirëpo ka ardhur në përfundim se në rastin konkret kjo masë është më oportune dhe më e arsyeshme duke marr parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes, caktimi i paraburgimit për të pandehurin është më se i domosdoshëm dhe i arsyeshëm dhe për shkak të mbarëvajtjes së procedurës së rregullt të procedurës penale – hetimore”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Më Shumë

100 vjet Martin Camaj, nderohet në Prizren me çmim post mortem

Në edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë RESPOETICA, i cili po zhvillohet në Prizren, poeti, shkrimtari dhe gjuhëtari Martin Camaj u shpall...

Bali Muharremaj: Fitorja nuk lind rastësisht, ndërtohet me besim dhe me zemër

Kandidati i AAK-së për Komunën e Suharekës, Bali Muharremaj, ka shpërndarë një mesazh motivues për qytetarët dhe përkrahësit e tij në prag të zgjedhjeve. Në...

Lajmet e Fundit