8.5 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Një muaj paraburgim serbit nga Lloznica që u kap në Vërmicë

Gjyqtari i procedurës paraprake – Departamenti i krimeve të rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me iniciale S.L. nga Lloznica e Republikës së Serbisë të caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerje, posedim, shpërndarje ose shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.2 të KP-së.

I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 16.02.2016 prej orës 20.40 minuta, dhe do të zgjasë deri me datën 15.03.2016 .
Gjyqëtari i procedurës paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurit.

I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal , sepse me datën 16.02.2016 rreth orës 20.40 minuta duke kaluar kufirin ndërshtetëror Shqipëri- Kosovë, pikërisht në pikën kufitare në fshatin Vërmicë – Komuna e Prizrenit, në rezervuarin e automjetit të tij të cilën e drejtonte i kishte fshehur 37 (tridhjeteshtatë) paketime të marihuanës, në qese të plastifikuara, në peshë rreth 20 kg.

Më Shumë

P.C Prizreni mbetet në Ligën e Parë

Proton Cable Prizreni nuk ka arritur të sigurojë ngjitjen në ProCredit Superligë, pasi është mposhtur në serinë finale nga Drita. Skuadra prizrenase u ndal në hapin...

Një defekt në rrjetin e ujësjellësit lë pa ujë disa fshatra të Malishevës

Një defekt i paraqitur në gypin furnizues me diametër 160 mm, në dalje të Gurbardhit, ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes...

Lajmet e Fundit