Një person arrestohet në Prizren për “vjedhje të rëndë”

Policia në Prizren ka njoftuar se ka arrestuar një person nën dyshimin për vjedhje të disa gjësendeve në një shtëpi në rrugën “Mon Karavida”.

Sipas njoftimit, policia kishte pranuar informatë nga një informator që kishte bërë me dije se një i dyshuar kishte vjedhur gjësende në një shtëpi.

“Pas një pune intensive, hetuesit kanë arritur ta identifikojnë shtëpinë e cila ndodhej në rrugën ‘Mon Karavida’ dhe më pas pronarin e shtëpisë e kanë njoftuar për vjedhjen për të cilën nuk kishte qenë në dijeni, thuhet në njoftim.

Policia ka thënë se i dyshuari ka pranuar se ka vjedhur një studio muzikore, një televizor dhe tre zmadhues zëri, që i kishte strehuar te një i dyshuar tjetër.

Prokurori i shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit.

Më Shumë

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit