12.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Një person në Suharekë gjersa punonte lëndoi fizikisht një fëmijë

Një person është arrestuar nën dyshimin se përderisa ishte duke punuar ka lënduar një fëmijë, të cilit fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QKMF në Suharekë, e më pas është dërguar në QKUK, në Prishtinë ku edhe është duke vazhduar tretmanin mjekësor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 14:00, në Suharekë.

Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përderisa ishte duke punuar ka lënduar një fëmijë, të cilit fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QKMF Suharekë, e më pas është dërguar në QKUK Prishtinë ku edhe vazhdon tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Më Shumë

Vdekje e dyshimtë në Suharekë, viktima një burrë 52-vjeçar

Një person është sjellur pa shenja jete sot rreth orës 08:20 në Emergjencën e QKMF në Suharekë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes,...

Malisheva mobilizohet kundër EHKK-së, formohet shtabi emergjent

Me vendim të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, është formuar Shtabi për menaxhimin e situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK), me qëllim...

Lajmet e Fundit