15.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Një vendvotim në Prizren shkon në rinumërim

Burim Ahmetaj nga Qendra e Numërimit të votave ka paraqite raportin në mbledhjen e KQZ-së.Ai ka thënë se në këtë qendër janë duke u procesuar votat. Ahmetaj ka thënë se deri më tani janë procesuar 98 për qind e formularëve.

Pas kësaj ka thënë se do të procesohen votat me kusht dhe ato me postë.Sipas tij, do duhet edhe dita e nesërme për t’i procesuar të gjitha votat. Ahmetaj po ashtu ka bërë të ditur se deri tani janë anuluar 22 zarfe të votimit me kusht në 8 vendvotimet në të cilat nuk ka pasur nënshkrim të votuesve në listë, raporton lajmi.net.

Në Prizren ka shkuar në rinumërim votash një vendvotim. .KQZ-ja ka miratuar raport të prezantuar nga Ahmetaj në bazë të të cilit anulohen 22 zarfe të votimit me kusht dhe një vendvotim shkon ne rinumerim.Vendvotimi që do të shkojë në rinumërim është 20008a/01R.

Më Shumë

Junior 06 Moni Bau shpallet kampione e Kupës së Kosovës U16

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kupës së Kosovës në kategorinë U16 për vajza, pasi në finalen e zhvilluar mposhti bindshëm ekipin...

E dhimbshme, ky është i riu që vdiq sot në një aksident trafiku në Prizren

Sot rreth orës 12:10 në rrugën “Transiti i Vjetër”, në Prizren është raportuar një aksident trafiku në mes të një motoçiklete, një kamioni dhe një...

Lajmet e Fundit