Një vit nga vdekja e Bekim Lumit

Me rastin e njëvjetorit të shkuarjes në amshim të regjisorit të mirënjohur, profesorit universitar, Bekim Lumi, organizohet manifestim përkujtues me moton “Unë besoj në teatër”.

Regjisor i shfaqjeve më të mira në teatrin kosovar në dy dekadat e fundit.

Ky është një prej konstatimeve që ishte bërë për Bekim Lumin në ditën e 30-të të korrikut të vitit të kaluar, kur ai vdiq. Por gjatë jetës së tij prej artisti, Lumi nuk është njohur vetëm si regjisor. Midis të tjerash ai ishte edhe studiues. Kjo pjesë tjetër e anës së tij prej intelektuali do të shpaloset edhe në njëvjetorin e vdekjes së Lumit.

Me moton “Unë besoj në teatër” – që është një prej fjalive të tij – Lumi do të kujtohet mbrëmjen e së martës në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Me rastin e shënimit të përvjetorit, pos disa pikave artistike që do të jepen në kujtim të Lumit, do të bëhet edhe përurimi i veprës studimore të tij me titull “Shakespeare-i dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit”, shkruan Koha Ditore.

Lumi do të përkujtohet me promovim të veprës e moton “Unë besoj në teatër”

Më Shumë

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Lajmet e Fundit