19.4 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Nuk do të dorëzohemi para Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës

Artan Abrashi –

(Fjalimi në manifestimin e opozitës në Prizren)

Të dashur qytetarë, të nderuar pjesëmarrës, mirë se keni ardhur në manifestimin e radhës të organizuar nga opozita e bashkuar për të kundërshtuar marrëveshjet e dëmshme që e rrezikojnë Republikën e Kosovës.

Pas manifestimeve të fuqishme gjithandej nëpër Kosovë, sot jemi mbledhur edhe në Prizren për t’i thënë JO DEMARKACIONT me Malin e ZI, dhe JO Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

Jemi mbledhur në vendin në vendin e lindjes së kombit tonë, aty ku është luftuar shtypja dhe janë ushqyer shpresa të mëdha për të ardhmen, në vendin ku toleranca, bashkëjetesa dhe harmonia në mes njerëzve nuk është rezultat i imponimit, nuk bëhen me kërcënim dhe nuk dhe nuk projektohen me dhunë. Jemi mbledhur në ne vendin ku historikisht ka dëshmuar se paqja, harmonia dhe toleranca janë të mundshme vetëm atëherë kur ekziston respekti ndaj njeriut, trajtimi dinjitetshëm i tij dhe solidariteti me të. Pra jemi mbledhur në qytetin, qenja e secilës është në kundërshti të plotë më atë që po bënë ky pushtet i korruptuar.

Insistimi për ta zbatuar Demarkacionin me Malin e Zi dhe Zajednicën po tregon se ky pushtet tashmë e ka lidhur fatin e vetë me këto projekte. Ata janë plotësisht të vetëdijshëm se qytetarët ë Kosovës nuk do ta lejojnë në asnjë mënyre zbatimin e tyre. Prandaj kundërshtimit të drejtë të opozitës po iu përgjigjet me dhunë. Organet shtetërore janë shenduar në instrumente politike të pushtetit. Policia, prokuroria gjykatat janë instrumentalizuar nga një grusht njerëzish me qellim të persekutimit politik të çdo qytetari që nuk pajohet me shkatërrimin e republikës.

Prandaj sot jemi mbledhur këtu që ti themi Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës se nuk do të dorëzohemi asnjëherë, nuk do të ndalemi asnjë çast dhe nuk do të zmbrapsemi deri në tërheqjen e plotë të marrëveshjeve të dëmshme.

Po përsërisim edhe njëherë se Marrëveshjet e 25 gushtit me Serbinë, dhe marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi, duhet të tërhiqen. Nëse Qeveria e Kosovës nuk guxon ta bëj një gjë të tillë, atëherë le t’i hedhë marrëveshjet në referendum, dhe le të vendosë populli i Kosovës për to. Nëse Qeveria nuk guxon as të organizojë referendum, atëherë duhet që vendi menjëherë të shkojë në zgjedhje.

Më Shumë

Landovica, fshati i bashkuar për një mjedis më të pastër

Sot, banorët e fshatit Landovicë  të Prizrenit, organizuan një aksion pastrimi që rezultoi me largimin e një sasie të madhe mbeturinash nga qendra e...

Mot me diell dhe vranësira në vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në vikend do të mbajë mot me diell dhe i vranët. Në njoftimin e lëshuar për...

Lajmet e Fundit