19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Nuk është koha për të vdekur

Leon Qafzezi1Leon Qafzezi

Lajmi i hidhur, në dukje, se nuk ka më vende për të varrosur qytetarët e Tiranës, që humbin jetën për shumë arsye objektive apo subjektive, mbart në vetvete, po ta shohësh hollë-hollë, edhe pak optimizëm. Një optimizëm aq shumë të kursyer nga qytetarët tanë të nderuar. Ajo i bën thirrje jetës që në fund të fundit, të mos dorëzohet. Jemi apo nuk jemi në epokën e “Rilindjes”? Pra nuk është koha për të vdekur, por për të jetuar me të gjitha energjitë njerëzore. Vdekja në vetvete administron shumë elementë korruptivë. Ajo kërkonte miq për një gropë. Kjo ndodhte që në kohën kur varrezat ishin me bollëk dhe kur mund të vdisje pa frikën se mund të mbeteshe pa të. Natyrisht që edhe në atë kohë duhet të jepje diçka nën dorë për një parcelë në një vend, disi dinjitoz. Kjo ishte kthyer në një rutinë dhe nuk mund të quhej tamam korrupsion. Shefi i varrmihësve njeri hallexhi ishte dhe nuk paguaj sa një deputet që rreh gjithë ditën ujë në hava.

Por ama, ai të jepte drejtim edhe po të ishe i vdekur. Një fërnet me bisht dhe mund ta kishe varrin sipër një kodrine, aty te parcela e parë e udhëheqjes. Mund të kishe jetuar vërtet si qen gjithë jetën, por ama vdekjen mund ta kishe si vip. Nuk ishte gjë e vogël kjo! Nga burime të sigurta pranë sindikatave të të vdekurve të pavarur që kanë nisur të funksionojnë që me ardhjen e demokracisë, mësova se ka dalë një urdhëresë, e cila ka gjetur edhe mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, që ndalon vdekjet, pavarësisht nga llojet dhe bindjet e tyre partiake. Ata kërkojnë urgjentisht depolitizimin e vdekjeve, qofshin natyrale, aksidentale, vetëvrasje apo të llojit të krimit të organizuar. Jeta dhe vdekja, sipas tyre, duhet të jenë pushtete krejtësisht të pavarura nga legjislativi, madje për këtë, është kërkuar nga opozita edhe një grup hetimor parlamentar.

Ajo ngulmon se fajin për vdekshmërinë e lartë nuk e ka patur ajo si ish-qeveri në tetë vjet, por qeveria e re në tetë muajt e saj të parë. Pati në masmedia edhe disa mendime, gjithsesi kontradiktore, nga disa sipërmarrës për të privatizuar vdekjen, por kjo nuk u mirëprit mirë nga të tjerët që kërkuan nga sipërmarrësit që të mos e monopolizojnë vdekjen, por të krijojnë tregje të lira për një konkurrencë të ndershme. Gjithsesi, kjo pritet për t’u hedhur në votë javën që vjen në Parlament, ku mendohet se të paktën në këtë pikë, nuk do të veprojë forca e kartonit, por konsensusi./shekulli/

Më Shumë

Mot me diell dhe vranët, pasdite rrebeshe shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se për sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK njofton se vranësirat...

Ndërron jetë në moshën 39-vjeçare ish-futbollisti i njohur i Ligës Premier

    Ish-mbrojtësi i klubeve angleze si Leicester City, Cardiff City dhe Leeds United, Sol Bamba ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare.   Bamba ka qenë një punonjës...

Lajmet e Fundit