2.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

“Nuk je për mua, je shumë fake”, Beatrix Ramosaj “thumbon” Donaldin me këngën e re

Beatrix Ramosaj sapo ka publikuar këngën më të re me titull “Vonë”. Kënga vjen në një ditë mjaft të rëndësishme për këngëtare, pasi sot feston ditëlindjen. Beatrix, e cila vazhdon të jetë shumë e përfolur për romancën që pati me Donald Veshaj, flet në këngë për një person me të cilin nuk është më.

Kaq ka mjaftuar që të spekulohet se fjalët ia adreson ish të dashurit të saj, të cilin e njohur gjatë kohës që ishin në BB VIP. “Tash po t’djeg”, “Inati po t’vjen”, “Von o për falje”, “Shumë fake je” janë disa nga fjalët që Trixa ka përdorur në këngë, dhe që duket se janë për ish-in e saj.

Sakaq, një detaj interesant që është vënë re në klip është momenti ku këngëtarja ngjitet te disa shkallë. Kjo është parë nga disa fansa si një simbolikë që do të ngjitet përsëri pavarëisisht asaj që ka kaluar. “Kënga shumë e bukur. Dhe ngjitja e shkallëve shumë simbolike.

Si po ngrihet Trixa përditë e më shumë sa më lart.”, ka shkruar një ndjekëse. Kujtojmë që Beatrix reagoi pak ditë më parë për Borën dhe Donaldin duke thënë se iu uron lumturi. Këta të fundit janë kapur disa herë mat krah njëri-tjetrin edhe pse ende nuk e kanë pranuar publikisht se janë ribashkuar.

Më Shumë

Arrestohet kampioni i boksit Florian Marku

Kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku është arrestuar në Gjermani. Mësohet se ai ishte në kërkim nga autoritete greke, si i dënuar me 7...

KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren kërkon nga konsumatorët që ti kryejnë obligimet për shërbimet e ujësjellësit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren  ka apeluar te konsumatorët për pagesën e faturave të ujit në fund të vitit. “Kërkojmë nga secili...

Lajmet e Fundit