16.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Nuk ka asnjë rast të infektuar me ethe hemorragjike në Malishevë

Komuna e Malishevës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se deri më tani nuk është shënuar asnjë rast me këto ethe.

Në takimin e mbajtur është bërë e ditur se në QKMF në Malishevë, është rritur niveli i gatishmërisë dhe janë ndërmarrë të gjitha masat për trajtimin e rasteve të thumbimit nga rriqrat.

“Në këtë takim të shtabit komunal, u paraqit edhe shqetësimi i përbashkët i problemit të dezinsektimit të zonave endemike, procedurë e cila është filluar nga ana e Komunës së Malishevës, mirëpo lënda ka mbetur e pa trajtuar nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit në nivel qendrorë dhe si pasojë, deri më tani është pamundësuar dezinsektimi i zonave endemike”, thuhet në njoftimin e komunës.

Komuna e Malishevës, ndër të tjera pati edhe një kërkesë për Ministrinë e Shëndetësisë, përcjell Klankosova.tv.

“Po ashtu problem tjetër është edhe mos realizimi i masës së repelimit të kafshëve, si njëra nga masat më efektive në luftimin  dhe parandalimin e EHKK, e cila do të duhej të realizohej nga ana e Ministrisë së Bujqësisë. Shtabi Komunal për luftimin dhe parandalimin e EHKK, ka kërkuar nga ana e nivelit qendrorë, përkatësisht nga Ministria e Shëndetësisë, si drejtuese e Këshillit Ndërministror, pastaj nga Ministria e Bujqësisë dhe AUV, që urgjentisht të zbatojnë strategjinë nacionale për luftimin dhe parandalimin e EHKK dhe të bëjnë dezinsektimin e zonave endemike dhe repelimin e kafshëve”, thuhet tutje në njoftimin e komunës së Malishevës.

Më Shumë

Vdekje e dyshimtë në Suharekë, viktima një burrë 52-vjeçar

Një person është sjellur pa shenja jete sot rreth orës 08:20 në Emergjencën e QKMF në Suharekë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes,...

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit