Nuland nuk takoi Kurtin dhe Limajn, agjenda e saj ishte bërë para disa muajsh

nuldQarqe diplomatike në Prishtinë, sipas Gazetës Blic , kanë bërë të ditur se Ndihmës Sekretarja e State Departamentit Amerikan Victoria Nuland nuk ka takuar as Albin Kurtin e as Fatmir Limajn nga VV përkatësisht NISMA pasi që agjenda e saj ishte bërë para muajsh.

“Nëse vetëm e shikoni itinerarin zyrtar të saj atëherë e kuptoni që një zyrtare e këtij rangu çdo gjë e më së shumti takimet i ka të parashikuara me sekonda”, i kanë thënë këto burime Gazetës Blic, duke shtuar që nuk ishte paraparë që gjendja në Kosovë pas zgjedhjeve do të merrte përmasat që tashti ka sidomos pas formimit të blloqeve politike.

Zyrtarja amerikane përndryshe ka qëndruar në Samitin e shteteve ballkanike në Dubrovnik, pastaj ka udhëtuar në Shqipëri dhe prej aty sot po qëndron në Kosovë dhe atë deri në drekë.

Pasdite ajo udhëton në Beograd ku ka një agjendë të ngjeshur kurse nesër ajo pritet të qëndrojë në Maqedoni, prej ku do të udhëtojë në Londër në takime po kështu intensive.

Vizitat e saj në Evropë Nuland do t’i mbyllë me datën 17 Korrik në Bruksel. Është kjo përndryshe edhe dita kur pritet konstituimi i Kuvendit të Kosovës. /Gazeta Blic/

Më Shumë

E dhimbshme: Vdes i mituri që u aksidentua ditë më parë në Zhur të Prizrenit

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar...

Zgjedhjet kaluan pa incidente, Latifi falënderon qytetarët e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar nivelin e lartë të kulturës...

Lajmet e Fundit