8.4 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Nxënësi i Gjimnazit “Loyola”, shfaq filmin “Kapllani”, në festivalin e Sarajevës

KapllanNë festivalin e filmit dokumentar, që u mbajt në Sarajevë prej 13-18 nëntor, është shfaqur filmi i shkurtër dokumentar “Kapllani”, regjinë e të cilit e ka bërë Kenan Pallusha, nxënës i gjimnazit “Loyola” në Prizren.

Personazhe të filmit janë një çift i moshuar shqiptar, të cilët jetojnë të vetmuar në një fshat,të braktisur nga banorët gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ndërkohë, ata vazhdojnë të jetojnë aty në kushte të vështira jetësore, me kujtimet e hidhura të së kaluarës, por të vendosur për të mos u dorëzuar para sfidave të jetës.

Personazhet rrëfejnë për luftën dhe jetën e tyre. Filmi është realizuar vitin e kaluar në kuadër të një projekti të “Dokufest”it për regjisorë të rinj, ku pjesëmarrëse ishte edhe Donjeta Meta, nxënëse e kësaj shkolle./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nga 1 maji, udhëtarët kalojnë pa ndalesa në kufirin Kosovë-Shqipëri

Nga sot ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila u mundëson qytetarëve të kalojnë kufirin pa...

ESNAF feston 32 vite në Prizren

Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve “ESNAF” në Prizren ka shënuar 32-vjetorin e themelimit të saj me një ceremoni solemne dhe festive, duke përkujtuar rrugëtimin...

Lajmet e Fundit