0.4 C
Prizren
E hënë, 19 Janar, 2026

Nxënësit e Prizrenit s’kanë siguri në shkolla

Siguria e nxënësve në shkollat e Prizrenit nuk është e mirë.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Besim Berisha, tha se ndjehet i shqetësuar për shumë raste të dhunës, ku janë të përfshirë vetë nxënësit.
Në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren, është përmend edhe rasti i dyshimit të tentim-kidnapimit e një nxënëseje boshnjake.

Drejtori i Policisë, Nexhmi Krasniqi, tha se pas pranimit të informatës dhe në konsultim me Prokurorin, kanë nisur hetimin e rastit.

“Dyshohet se informacioni i dhënë mund të jetë lansuar për qëllime politike. Lidhur me këtë rast, policia e Prizrenit ka deponuar kallëzim penal në prokurori për deklarim të rrejshëm”, ka thënë Krasniqi.

Gjatë intervistave me të përfshirët në rast nuk janë konfirmuar pretendimet e zyrtarit të arsimit Allmir Saiti , për tentim të rrëmbimit të nxënëses.

Ndërkaq, drejtuesit e Partisë së Re Demokratike (NDS) i kanë bërë thirrje Prokurorisë Themelore që rastin e tentativë rrëmbimit të një nxënëseje boshnjake, që ndjek mësimin në shkollën e mesme të mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren, ta ndjekin në mënyrën e duhur, pa e heshtur dhe pa e orientuar në drejtim tjetër.

Njëherësh, përfaqësuesit e këtij subjekti politik të komunitetit boshnjak, kanë kërkuar që edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja të mos përzihet në këtë rast deri në përfundimin e hetimeve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot ditëlindja e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali

Më 16 janar shënohet datëlindja e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit.   Ai lindi në vitin 1844, dhe vdiq në moshën 75-vjeçare, tetë ditë pas...

Totaj emëron dy drejtorë të LDK-së në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar sot dy drejtorë nga radhët e LDK-së në pozita kyçe të administratës komunale. Florent Ukaj është...

Lajmet e Fundit