Nxënësit zviceranë vizitojnë Prizrenin

Një grup nxënës të shkollës së mesme nga Wetzikoni i Cyrihut të Zvicrës janë duke qëndruar për një vizitë disa ditore në Prizren. Ata janë mysafirë të ftuar nga gjimnazi i Prizrenit “Gjon Buzuku”.

Gjatë ditës së sotme nxënësit zviceranë kanë vizituar edhe komunën e Prizrenit, me ç`rast janë pritur në një takim nga kryetari i Komunës Ramadan Muja.

Pas takimit më mysafirët nga Zvicra, Ramadan Muja ka thënë se kjo vizitë mundëson vendosjen e raporteve të bashkëpunimit.

“Ne jemi të interesuar që të përkushtohemi më tej në avancimin e arsimit për të rinjtë tanë, përmes shkëmbimit të përvojave të nxënësve tanë me ata zviceranë”, ka deklaruar ai për televizionin e Prizrenit.

Në anën tjetër, drejtori i shkollës zvicerane Martin Zimmerman është ndarë i befasuar nga mikpritja e drejtuesve dhe nxënësve të gjimnazit si dhe nga krerët e komunës së Prizrenit.

“Me bashkëpunimin e ndërsjellë mund të përfitojmë të gjithë”, ka thënë ai.

Gjatë kësaj vizite, është diskutuar edhe për mundësinë e binjakëzimit të gjimnazit “Gjon Buzuku” me gjimnazin zviceran që gjendet në Wetzikon të kanton Cyrihut.

Më Shumë

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Lajmet e Fundit