Ali Ahmeti: Jam takuar me Grupin e armatosur të Kumanovës

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka ka thënë se ka pasur takime me grupin e armatosur të Kumanovës vetëm dy javë para se të ndodhte konflikt i hapur.

Ai në një intervistë ekskluzive në Alsat M, ka thënë se është takuar me atë grup dhe ata i kishin premtuar se nuk do të ndërmarrin asgjë të tillë.

“Takimi i fundit me këtë grup ka qenë vetëm dy javë para se të ndodhte ky rast. Takimi ka përfunduar pas 3-4 orësh me Sami Ukshinin, por kemi pasur takime edhe më herët dhe ne menduam se ata nuk do të ndërmerrnin diçka. Ata thënë se nuk do të bëjnë. Ku ta dija unë çfarë po bënin kur nuk e dinte as familja e tyre çfarë po bënin, e lerë unë si BDI. Ne kemi 15 vjet që përballemi me njerëz të tillë dhe jemi treguar të suksesshme në shumë raste me të tillë njerëz, i kemi bindur i kemi ulur. Unë ende se kuptoj se si munden këta njerëz të hyn ashtu, të rrezikojnë të tjerët”.

Ai ka thënë se një pjesë prej tyre i ka njohur dhe i kam sugjeruar që të ndalin veprimtarinë e tyre.

“Unë një pjesë të tyre i kam njohur dhe do të ishte e pavërtetë e madhe qe të them se nuk i njoh. Kemi kontaktuar me ta dhe ju kemi sugjeruar që të evitojnë veprimtaritë e tilla. Në marrëveshjen e Ohrit jemi akorduar që po të ishte qëllimi për ndarjen e Maqedonisë, këtë do ta bënim në 2001. Mua më intereson stabiliteti i vendit, aty ku mund të ndihmoj, të bisedoj me njerëz, t’i sqaroj ata, por jo t’i ndjek njerëzit”.

Më Shumë

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit