15.1 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Obama: Nuk ka aksion ushtarak për ta zgjidhur problemin në Ukrainë

OBAMA 9Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se “inkursioni në zhvillim” i Rusisë brenda Ukrainës vetë, do të çoj në çmime shtesë për Moskën.

Zoti Obama, duke folur para gazetarëve mbrënë vonë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, tha se Rusia i stërvitë, i armatos dhe i financon separatistët prorusë në Ukrainë.

Ai theksoi se pamjet e reja të forcave ruse brenda Ukrainës këtë e bëjnë të qartë.

Por, presidenti amerikan tha se “ne nuk do të ndërmarrim aksion ushtarak për ta zgjidhur problemin në Ukrainë”.

Barack Obama ka njoftuar se muajin e ardhshëm, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, do ta vizitoj Shtëpinë e Bardhë.

Më Shumë

Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targa të huaja

Zbatimi i ploti i rregullave për qarkullim të automjeteve me targa të huaja, si pas ligjit në fuqi, kufizon qëndrimin e Kosovës vetëm tre...

Andin Hoti: Pashë me sytë e mi tentimin për shantazh ndaj Kurtit për çështjen e presidentit

Andin Hoti, ka reaguar publikisht lidhur me deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për çështjen e presidentit, duke thënë se konfirmon çdo detaj të asaj...

Lajmet e Fundit