OBSh-ja raporton shifër rekorde të rasteve ditore të virusit në nivel global

Organizata Botërore e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të kaluara i ka raportuar 259,848 raste të personave të infektuar me koronavirus në nivel global. Kjo ishte shifra më e lartë ditore që nga fillimi i përhapjes së virusit të ri.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve që është raportuar nga institucioni i njohur ndërkombëtar shkoi në 13.8 milionë persona, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Rekordi i mëparshëm ishte shënuar të premten, kur ishin raportuar 237,743 raste infektimesh për një ditë.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe në botë u shënuan edhe 7,360 raste fatale dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 593,087.

Kjo organizatë më parë ka paralajmëruar se situata me pandeminë është duke u përkeqësuar dhe një gjë të tillë po e dëshmojnë rekordet e shënuara ditëve të fundit.

Shtetet e Bashkuara dhe Brazili po vazhdojnë ta shënojnë rritjen më të madhe të numrit të rasteve. Në këto vende, për çdo ditë po raportohen dhjetëra mijëra raste të reja.

Më Shumë

Përurohen tri ndërtesa sociale me efiçiencë në Prizren për 51 familje

Është përuruar projekti që implementon masat e efiçiencës së energjisë për tri ndërtesat sociale shumëbanesore në Prizren, me vlerë investimi afro 460 mijë euro. Kryeministri...

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Lajmet e Fundit